Gürkan Biçen
Pak ditë më parë, qeveria e korruptuar
shqiptare, përfshirë Edi Ramën e mbështetur nga Soros, njoftoi se kishte
ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, duke
ekzekutuar një hap të rëndësishëm në planin e kryer hap pas hapi nga Shtetet e
Bashkuara dhe Regjimi sionist. Justifikimi dhe pretendimi i qeverisë shqiptare
ishte se Irani qëndronte pas një sulmi kibernetik në faqet e internetit të
institucioneve të shtetit shqiptar. Teksa lodra e ambasadorit amerikan në
Tiranë, Rama thoshte se duhet ta merrnin këtë “reagim të tepruar” para kamerës,
ai lexonte tekstin që i dërgoi ambasadori amerikan. Ndërkohë që nuk kishte
probleme të dukshme mes Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve me Republikën
Islamike të Iranit dhe iranianët deri dhjetë vjet më parë, çfarë ndodhi që
marrëdhëniet arritën në pikën e thyerjes? Tani është koha për t'u kthyer në të
kaluarën.
Menjëherë pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, Shqipëria iu bashkua shteteve vasale të Amerikës. Edhe shqiptarët u kthyen në një popull që kanë mbështetjen amerikane dhe që në këtë mënyrë janë bërë të besojnë se janë të sigurt. Si çmim i pastrimit të Kosovës nga prania ushtarake dhe politike e Serbisë me operacionin e NATO-s në vitin 1999, shqiptarët, për të mbrojtur interesat amerikane, lanë nën administrimin e ambasadorëve amerikanë, një rajon të tërë shqiptarë, nga Adriatiku deri në kufijtë e Serbisë e madje deri në brendësi. Ashtu si në shumicën e vendeve vasale, figurat në krye të strukturave politike dhe administrative në Shqipëri dhe Kosovë përbëhen nga njerëz që u përmbahen urdhrave dhe udhëzimeve të ambasadorëve amerikanë me banim në Tiranë dhe Prishtinë. Nga sot asnjë politikan shqiptar që suksesin e tij politik e sheh në harmoni me Amerikën dhe në rrugën e treguar nga Amerika, nuk ka mundësi të shkojë përtej udhëzimeve të ambasadorit amerikan. Sa i përket marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit, këto rregulla janë shumë më të rrepta. Aq sa, siç zbulohet në dokumentet e Wikileaks, qeveria shqiptare nuk ka fuqinë as të lejojë fluturime direkte ndërmjet Teheranit dhe Tiranës në fushën e transportit të pasagjerëve, madje as të lidhë një marrëveshje arsimore për shkëmbimin e studentëve. Ministrat shqiptarë i përcjellin ambasadorit amerikan çdo çështje në lidhje me Iranin dhe veprojnë në përputhje me udhëzimet e Uashingtonit. Në këtë marrëdhënie, Amerika është në pozicionin e komandimit, ndërsa Shqipëria është në pozicionin e respektimit të urdhrit.
Në vitin 2013, Amerika urdhëroi shtetin
vasal të Shqipërisë që të vendosë në territorin shqiptar organizatën terroriste
të njohur nga populli iranian si “Hipokritët e Popullit”, për faktin se ajo
veproi së bashku me ushtrinë e Irakut në luftën e regjimit despotik të Sadam
Hyseinit kundër Iranit dhe vrau 12 mijë iranian, organizatë kjo e cila ka kryer
aktivitete terroriste kundër Republikës Islamike të Iranit që prej viteve
1979-1980, dhe quajti veten “Muxhahedinët e Popullit”, por vrau qindra
politikanë, intelektualë dhe shkencëtarë në Iran. Kështu, Shqipëria pranoi në
Shqipëri rreth 4000 terroristë që mbetën në kampet e organizatës terroriste të
Muxhahedinëve të Popullit në Irak. Sot, Shqipëria është bërë armiqësore ndaj
një vendi me të cilin nuk kishte asnjë problem më parë, mbi bazën e një
problemi që nuk i përket, duke pritur një organizatë që deklaron synimin e saj
për të përmbysur Republikën Islamike të Iranit dhe vazhdon aktivitetet e saj
terroriste brenda Iranit sot. Shndërrimi i Shqipërisë në një vend që mbështet
terrorizmin dhe mbron terroristët dhe fakti që Shtetet e Bashkuara qëndrojnë
pas këtyre terroristëve, i ka bërë këta terroristë indiferentë ndaj ligjeve të
shtetit shqiptar. Çdo person i
ndërgjegjshëm që njeh pak a shumë veprimtarinë e organizatës terroriste Muxhahedinët
e Popullit në Shqipëri, e dinë se këta terroristë sulmuan policët shqiptarë në
rrugët e Tiranës, sulmuan gazetarët shqiptarë, kryejnë fushata shpifëse ndaj
atyre që nuk e konsiderojnë të ligjshme dhe korrekte qëndrimin e tyre në
Shqipëri dhe se për këtë i ofruan të holla një pjese të shtypit, se ata ende
jetojnë në hierarkinë e një organizate terroriste në kampin e Manzës, se stafin administrativ të organizatës
terroriste e quajnë “komandant” dhe se përdorin një rrjet gjigant dixhital për
të prodhuar dhe përhapur lajme të rreme kundër Republikës Islamike të Iranit në
kampin e Manzës dhe për të organizuar sulme kibernetike kundër Iranit. Përsëri,
nuk është gjë e fshehtë fakti se pasi organizata u vendos në Shqipëri, ata të
cilët donin të largoheshin nga kjo organizatë, u shpallën tradhtarë nga ajo dhe
qeveria shqiptare nuk i mbrojti këta njerëz dhe se ata dhe familjet e tyre u
sulmuan në rrugët e Tiranës. Përveç kësaj, me mbështetjen e Amerikës, organizata
po kërcënon edhe qeverinë shqiptare për të parandaluar ata të cilët duan të
largohen prej saj dhe të kthehen në Iran. Përtej gjithë kësaj, ekziston një
pikë e ndërmjetme në planin e punës së Shteteve të Bashkuara dhe organizatës
terroriste Muxhahedinët e Popullit: dorëzimi i ndërtesës së Ambasadës së
Republikës Islamike të Iranit organizatës terroriste të Muxhahedinëve të
Popullit.
Amerika i kërkon qeverisë shqiptare
evakuimin e plotë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Si
kërkesë e këtij urdhri të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria kërkoi që edhe rojet
iraniane të sigurisë, të cilët ruanin nga brenda Ambasadën e Republikës
Islamike të Iranit, të largohen nga vendi. Kështu, ndërtesa mbeti e pambrojtur
dhe u bë gati për sulm dhe okupim. Hapi i dytë i këtij plani është dorëzimi i
ndërtesës së Ambasadës tek liderja e organizatës terroriste, Meryem Recevi. Në
këtë mënyrë, Amerika synon të ndërtojë një qeveri iraniane në mërgim, të
urdhërojë vasalët e tjerë të saj të njohin këtë qeveri dhe të krijojnë
marrëdhënie me këtë qeveri, si dhe të paraqes aktivitetet terroriste të
organizatës terroriste në Iran si një konflikt pushteti midis qeverisë në
mërgim dhe asaj në Iran. Për të arritur këtë qëllim, shteti vasal i Shqipërisë
duhet të japë një justifikim kundër Republikës Islamike të Iranit. Nëse
kthehemi në fillim, ky justifikim është sulmi kibernetik.
Përveç faktit që Republika Islamike e
Iranit nuk ka nevojë të sulmojë faqet e internetit të institucioneve shtetërore
shqiptare, është absurde edhe të mendohet se një vend me përvojë të avancuar të
luftës elektronike të mjaftueshme për të kontrolluar mjetet ajrore më të
avancuara të Amerikës pa pilot dhe për t'i ulur ato të padëmtuara në tokën
iraniane, do të përfshihet dhe të lë gjurmë në sulme kibernetike të cilat edhe
njerëz me njohuri dhe përvojë pak mbi mesataren do të mund ti kryenin. Ata që i
dhanë këtë justifikim adjutantit të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Edi Rama,
janë anëtarët e organizatës terroriste që Shqipëria vendosi në kampin e Manzës.
Në një mjedis ku anëtarët e organizatës terroriste Muxhahedinët e Popullit organizojnë
pothuajse çdo ditë sulme kibernetike kundër Republikës Islamike të Iranit,
është e qartë se këta persona kanë kryer një sulm të tillë të rremë kibernetik
me dijeninë e qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare.
Ne, shqiptarët patriotë në atdhe dhe në
diasporë, e dimë se politikanët e korruptuar të Shqipërisë po ua ofrojnë
atdheun interesave amerikane dhe përpiqen ta kthejnë shtetin tonë në armiqësi
me njerëz dhe shtete që në të vërtetë janë miq. Një tjetër gjë që ne dimë është
se organizata terroriste Muxhahedinët e Popullit po numëron ditët për të hyrë
në Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Megjithatë, është shumë
herët që ata të gëzohen. Natyrisht, populli shqiptar do të zgjohet dhe do të
shpëtojë nga politikanët që e kanë kthyer atdheun tonë në kamp terrorist, nga
terroristët e huaj që kanë vënë në vështirësi vendin dhe shtetin tonë si dhe
nga bashkimi i forcave amerikano-sioniste të cilët qëndrojnë pas gjithë kësaj.